16:08 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

200 mijë dollarë një biletë për të bërë turizëm me raketë në hapësirë

Jess Bezos ditë më parë njoftoi se kompania e tij do të ofrojë për herë të parë turizmin hapësinor. “Blue Origin” do të quhet oferta për turizmin hapësinor.

Një biletë për të realizuar këtë udhëtim do të kushtojë mes 200 dhe 300 mijë dollarë, shkruan Indeksonline.

Udhëtimi do të realizohet me një raketë të quajtur New Shepard. Raketa zë gjashtë persona në një udhëtim.

Udhëtimet e para do të ndodhin në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa në radhë janë 650 njerëz që kanë aplikuar për këtë udhëtim të rrallë./Indeksonline/