12:30 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

23 vjeçari: Bëra seks treshe dhe e dashura pa fotografitë, ajo më la por …

Rrëfimi i 23 vjeçarit:

Me të dashurën 21 vjeçe ishim bashkë për 8 muaj. Muajt e parë ishin më të mirët dhe seksi ishte fantastik. Madje, isha takuar edhe me prindërit dhe miqtë e saj, transmeton Indeksonline.

Unë kam shumë shokë dhe shoqe, por ish e dashura ka probleme me sigurinë për shkak se është lënduar më herët. Ajo më kërkoi ë të qëndroja tri netë në shtëpinë e saj, por e zhgënjeva. Nuk doja që të humbisja jetën time shoqërore. Po e tradhtoja dhe e di tani se ky ishte një budallallëk.

Shoku im dhe unë bëmë një treshe më një vajzë që e takuam në një ndejë. Shoku bëri fotografi të ne të treve të zhveshur dhe duke qeshur ia dërguam një shoku tjetër, transmeton Indeksonline.

Fatkeqësisht, ai ia tregoi njërës prej shoqeve të ish të dashurës sime. Ajo sigurisht i dërgoi mesazh ish të dashurës duke i thënë se unë po luaja me të dhe se ajo duhej të ndahej me mua menjëherë. Ish e dashura u tmerrua. E ftova për darkë për të diskutuar, por ajo u largua në mes të darkës sepse më tha se po rrija në telefon shumë dhe se kjo nuk ishte shenjë e madhe e mosrespektit.

Më vonë më thirri dhe u pajtuam, por unë e ndjeja se ishte ende e nervozuar me mua.

Vikendin tjetër ajo doli me miq të saj dhe kur u kthye të dielën në mbrëmje, më la. Më tha se është lënduar shumë herë dhe se unë kam shumë shoqe, transmeton Indeksonline.

Kam pasur gjithmonë vetëbesim dhe asnjë femër nuk më ka lënë asnjëherë. Po ndjehem i shkatërruar, por ndoshta thjeshtë egoja dhe krenarie ime janë shkelur.

Përgjigja e psikologes:

Duket se gjatë jetës tënde ti ke qenë gjithmonë ai që e kryen “thyerjen e zemrës”. Tani që të ka ndodhur ty, nuk mund ta besosh. Egoja jote sigurisht që ka marrë nj krisje.

E dashura jote ka bërë mirë që është ndarë nga ty dhe ti duket që edhe nuk e ke kuptuar sa keq ke vepruar, transmeton Indeksonline.

Nuk është krim të kesh shoqe dhe ndoshta e dashura jote mund të ketë qenë xheloze, por secila femër ka dëshirë të ndjehet e veçantë për të dashurin e saj.

Mund të provosh ta fitosh atë sërish nëse ke mësuar se si të sillesh në të ardhmen. Por, mund të jetë edhe vonë sepse ka kaluar pak kohë dhe ajo mund të mos të të japë një shancë të dytë./Indeksonline/