11:04 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

24 aksidente për 24 orë

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit kanë ndodhur 24 aksidente trafiku prej të cilave gjashtë kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 18 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Policia ka njoftuar po ashtu se ndaj gjithë pjesëmarrësve që kanë thyer rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar gjithsej 1007 gjoba kundërvajtëse./Indeksonline/