12:55 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

27-vjeçari vret vetën pasi gruaja e tij bashkë me fëmijët e braktisin

Një i ri ka vrarë veten derisa ishte në një rrjet të drejtpërdrejtë në facebook, pasi gruaja e tij e la atë dhe mori fëmijët me veti.

Ky rast ka ndodhur në qytetin e Pataudit, në Haryana të Indisë, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Sipas një deklarate të policisë, Amit Chauhan, i cili ishte vetëm 27 vjeç, filloi një  transmetim Live në facebook menjëherë pasi gruaja e tij doli jashtë, duke marrë dy fëmijët e tyre me të.

Në të parën nga dy transmetime të drejtpërdrejta, të dyja të postuara në një hapësirë ​​prej 15 minutash, ai u tha shikuesve se do të vriste veten në kamera dhe u kërkoi atyre të ndajnë pamjet me të tjerët.

Megjithatë, video përfundoi papritmas. Në klipin e dytë, ai u pa duke vrarë veten.

Të dy videot janë parë rreth 5.000 herë dhe janë shpërndarë mbi 50 herë.

Prindërit e Amit dëgjuan rreth incidentit natën vonë dhe e dogjën trupin e tij herët në mëngjes pa i njoftuar autoritetet./Indeksonline/

 

 

Temat: