23:12 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

28-vjeçari humb jetën nga një aksident në Skenderaj, lëndohen tre persona të tjerë

Një  28 vjeçar ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin ‘Burojë’ të komunës së Skenderajt.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Si pasojë e një aksidenti, ka humbur jetën një 28 vjeçar ndërsa tre të tjerë janë lënduar, dy nga ta po kurohen në Spitalin Rajonal të Mitrovicës ndërsa njëri është dërguar në QKUK. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19”, ka thënë për Zaiti.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një makinë dhe një traktor. 28 vjeçari është personi i treti që humbë jetën sonte si pasojë e aksidenteve në trafik./Indeksonline/