19:57 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

28 vjeçari shqiptar kapet me 17 kg drogë në BMW-në e tij, ja çfarë e tradhtoi

Pas një ndjekje të gjatë, policia arriti të sekuestronte 17 kg drogë në një makinë në Francavilla në Itali. Operacioni çoi në arrestimin e një shqiptari dhe sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës.

I riu shqiptar nuk ka pasur më parë rekord penal, ndërsa jetonte në Montesilvano. Sasia prej 17 kg drogë ishte e ndarë në 9 kg marihuanë dhe 8 kg hashash.

28 vjeçari shqiptar që shërbente si korrieri u kap nga policia e Chietit në rrugën nacionale Adriatica. Pas një ndjekjeje që zgjati disa kilometra, i riu që ngiste BMW-në, u ndalua në veri pranë kufirit me Pescara-n.

28 vjeçari është treguar menjëherë nervoz dhe nga kërkimi i automjetit u gjet në bagazh një çantë shpine ku gjendej sasia e drogës. Gjatë një kërkimi në shtëpinë ku jetonte, u zbuluan edhe drogëra të tjera dhe 600 euro para të gatshme.

Hetimet filluan me monitorimin e të riut, i cili edhe pse nuk punonte, bënte një standard të lartë jetese. I riu u transferua në burgun e Chietit në dispozicion të autoritetit gjyqësor.