11:06 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

3 vjeçari vdes pasi bie nga kati i katërt i qendrës tregtare (Video)

Fëmiu i vogël ishte duke luajtur derisa papritmas ka ngecur tek shkallët elektrike, kurse prindërit dhe motra e tij po pushonin jo shumë metra larg tij, transmeton Indeksonline.

Ka qenë shkalla elektrike ajo që e ka tërhequr dhe djali ka qëndruar i varur.

Pas kësaj të gjithë familjarët vrapuan për ta kapur 3- vjeçarin por ishte shumë vonë. Djali u rrëzua nga kati i katërt, duke mbetur i vdekur në vend.