22:17 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

“30 mijë lekë për një natë”, zbulohet si joshen kamerieret e një lokali në Durrës

Një zonjë që kërkonte ndihmë se i shoqi kishte shpenzuar pensionin në lokale qejfi ka zbuluar një “fenomen” gjerësisht të përhapur në Durrës.

Vetëm për 3000 lekë të reja mund të kalosh një natë me një prostitutë në Durrës. Ndonëse zonja kishte lajmëruar disa herë policinë askush nuk kishte ndërhyrë.

Rasti i zbuluar nga Fiks Fare tregon se si zhvillohet prostutucion në anekset e lokaleve në afërsi të pallat të sport si dhe në afërsi të fushës së sport dhe tek plepat.

Në një nga këto lokalet ofrohej pije alkoolike dhe në to ndodheshin 3 – 4 vajza të cilat kërcenin ditën dhe me muzikë të lartë dhe askush nuk ndërhynte për të vendosur qetësinë.

Pronare ishte një grua rretg të pesëdhjetave e cila kishte ardhur nga veriu dhe kishte marrë një lokal me qera.

Ajo u tregoi gazetarëve se përveç pijeve alkoolike lokali ofronte edhe shërbime seksi kundrejt pagesës nga kamerieret e saj, pazarin me të cilat duhet ta vendosnin vetë klientët pasi ajo nuk ndërhynte, Gazetarët i kërkuan njërën nga kamerieret, por pronarja e lokalit u shpreh se njëra nga kamerieret nuk mundet të dalë për të bërë seks tërë natën pasi sipas saj.

Ndërsa pronarja thotë:

Nuk del për Zoten nuk shkon se ka dy fëmijë tek shtëpia. Është një punëtore tjetër është ajo po, fol vetë me të. Unë t’i ulë në tavolinë dhe bëj vetë muhabetet më ta.” Dy gazetarët i kanë thënë se e donin kamerieren për një mikun e tyre italian, ndërsa vajza u ka kërkuar 30 mijë lekë të vjetra për një natë dhe u ka dhënë numrin e telefonit.

Dy gazetarët i kanë thënë se e donin kamerieren për një mikun e tyre italian, ndërsa vajza u ka kërkuar 30 mijë lekë të vjetra për një natë dhe u ka dhënë numrin e telefonit.