11:22 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

30 vjeçari: Jetoj me një grua por kam ndjenja për ish të dashurën, tani …

Rrëfimi i 30 vjeçarit:

Një ish e dashur më tha se ka akoma ndjenja për mua, dhe njëjtë kam edhe unë për të. Puna është se unë tashmë jetoj me një grua tjetër.

Jam 30 vjeçar dhe kam kaluar një periudhë mjaft të rëndë kur vëllau im humbi jetën në një aksident trafiku., transmeton Indeksonline. Atë kohë shkoja me këtë ish të dashurën time. Ajo është 31 vjeçare dhe është një mike shumë e mirë.

Jam i lumtur me të dashurën time të re, por kjo thirrje nga ish e dashura më ra në kokë. S`jam rehat meqë e di se ende kam ndjenja, transmeton Indeksonline. Mirëpo, e dua të dashurën time gjithashtu. Nuk dua t`i lëndoj as njërën dhe as tjetrën.

Përgjigja e psikologes:

Mund të të shkundë paksa fakti që një ish e dashur akoma ka ndjenja për ty, por kjo do të bëhet lëmsh vetëm nëse edhe ti vepron në këtë drejtim.

Ju jeni ndarë me këtë ish të dashurën dhe shanci që të ndaheni prapë, është mjaft i madh, transmeton Indeksonline. Të pasurit ndjenja për njërit-tjetrin nuk do të thotë se lidhja do të shkojë mirë.

Nëse e doni gruan me të cilën po jetoni tani, më mirë fokusohuni aty. Me ish të dashurën sigurohuni që mund të mbeteni vetëm miq, në të kundërtën largohuni nga ajo./Indeksonline/