14:18 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

315 mijë euro për infrastrukturën rrugore të Pejës

Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Pejës kanë nënshkruar memorandum për financimin e projekteve infrastrukturore në Pejë, me vlerë prej mbi 315 mijë euro.

Me këtë rast, u përditësuan edhe marrëveshjet paraprake nga vitet paraprake, 2016 dhe 2017, theksohet në njoftimin e ministrisë.

Disa nga projektet që Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar për këtë vit në Pejë janë:

Asfaltimi i rrugës Bogë-Shkrel-Koshutan-Molika e Sakut

Asfaltimi i rrugës Maja e Zezë-Peklen-Shtypeq i Vogël-Varri i Sykut

Asfaltimi i rrugës Drelaj-Llutov-Pepaj

Asfaltimi i rrugës Gllaviqicë-Vragoc

Ndërtimi i rrugës Novosellë-Lipë.