12:03 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

34 aksidente dhe 1200 tiketa për 24 orë në Kosovë

Numri i aksidenteve të komunikacionit ka vazhduar të jetë i lartë edhe në 24 orëshin e fundit.

Në këtë periudhë janë raportuar 34 aksidente, prej tyre 19 me të lënduar dhe 15 pa lëndime në njerëz, transmeton Indeksonline.

Tutje, policia ka shqiptuar 1 mijë e 205 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.

Për 24 orë, janë arrestuar 17 persona, 4 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/