16:21 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Kosova nesër pritet të marrë përgjigje pozitive për vizat

Komisioni Evropian nesër pritet ta publikojë raportin për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Ky raport pritet të dëshmojë nëse vendi e ka plotësuar kriterin e fundit për vizat, përkatësisht luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Burime të Indeksonline, të afërta me ministrinë e Punëve të Jashtme bëjnë të ditur se raporti për Kosovën do të jetë pozitiv.

Burimet tona mësojnë se Komisioni Evropian do t’i hapë rrugën Kosovës për liberalizimin e vizave duke e futur vendin tonë në fazën përfundimtare drejt liberalizimit.

Fundi i këtij viti pritet të jetë koha kur kosovarët do të lëvizin pa viza në shtetet e zonës së Shëngenit./Indeksonline/