09:04 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

36 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda ditës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej të cilave 13 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Policia po ashtu ka njoftuar sot se gjatë ditës së enjte, njësitet policore kanë shqiptuar gjithsej 1 021 gjoba kundërvajtëse ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit./Indeksonline/