23:29 / E Shtunë, 21 Korrik 2018

‘NKL Limited’ me drejtor Samir Mane zyrtarisht blenë fabrikën Ferronikel (Dokument)

Kompania e quajtur “NKL Limited”me bazë në Londër zyrtarisht është blerësi i fabrikës “Ferronikel” në Drenas.

Në një njoftim të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës thuhet se është marr vendimi që kompanisë NKL Limited  t’i lejohet përqendrimi përmes përfitimit 100% të kontrollit të në Ferronikel pas blerjes së aksioneve.

“1. LEJIMIN, e Përqendrimit përmes përfitimit 100% të kontrollit nga NKL Limited, në cilësinë e blerësit mbi NeëCo Ferronikeli Complex LLC-Cunico, në cilësinë e shitësit. Transaksioni i propozuar është transaksion që nuk ka efekt në tregun gjeografik të Republikës së Kosovë, por vetëm në atë ndërkombëtar. Nga transaksioni nuk do të rezultojnë efekte negative për konkurrencën e rrjedhimisht për konsumatorët në Republikën e Kosovës”, thuhet në këtë vendim të AKK-së, transmeton Indeksonline.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë  25.05.2018 ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit të ndërmarjeve të realizuar si pasojë e blerjës së aksioneve të NeëCo Ferronikeli Complex LLC me nr. 70268073 me adrese: Rruga Besim Mala 227,13000 Drenas, Republika e Kosovës nga ana e NKL Limited me seli në Mbretërin e Bashkuar , e regjistruar  me nr. identifikimi  11246593 me adresë: Broadgate Toëer, 20 Primrose Street, London EC2A 2EË, përmes përfitimit të kontrollit të plotë me 100% të aksioneve.    2.  Subjekt i Përqendrimit sipas  përshkrimit të kërkesës nuk do të ketë efekt mbi konkurrencën në Republikën e Kosovës, rrjedhimisht nga ky transaksion nuk do të rezultojnë efekte negative për operatorët ekonomik apo konsumatorët në Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh së Blerësi nuk është i pranishëm në tregun e Republikës së Kosovës nëpërmjet të personit juridik apo shitjeve. Ky transaksion nuk krijon pozitë të re dominuese ose ndryshime në tregun e Kosovës” theksohet tutje në një njoftim, transmeton Indeksonline.

Më herët u raportua se njeriu me i pasur në Shqipëri, Samir Mane është në negociata për të blerë këtë fabrikë.

Mirëpo, në një kërkim të Indeksonline, kuptohet se drejtori i NKL Limited (Kompania që  e ka blerë fabrikën) është vet Samir Mane.

Në faqen ‘Beta Companies House’ në të dhënat për kompaninë që e ka blerë Ferronikelit, merret vesh që  drejtor është Mane dhe disa të  tjerë të  cilët mund t’i shihni më  poshtë.

Siç shihet në këtë dokument, biznesmeni Mane është bërë drejtor i NKL Limited para tri dite, përkatësisht me 18 korrik, domëthënë është bërë drejtor pas blerjes së Ferronikelit.

 

Kujtojmë që kjo fabrikë me 13 mars ka ndalur prodhimin për shkaqe financiare.

Ndërsa, janë rreth 820 punëtorë e 250 kontraktorë që mbajnë familjet nga kjo kompani.

Në këtë link mund të lexoni më shumë për kompaninë e re që do të udhëheq ndërmarrjen Ferronikel./Indeksonline/