22:35 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

4 orë stërvitje e fuqishme në javë, rrit shanset e një gruaje të mbes shtatzënë

Gratë që duan të krijojnë familje duhet të bëjnë katër orë stërvitje të fuqishme çdo javë, sugjeron një studim i ri.

Shkencëtarët zbuluan se 240 minuta të aktivitetit fizik të fortë mund të rrit pjellorinë në të gjitha gratë me një histori spontane.

Por, kur studiuesit shikuan dallimet në rezultate midis grave me pesha të ndryshme, ata zbuluan rezultate të habitshme.

Ata gjetën që gratë me mbipeshë kanë nevojë vetëm për një shëtitje të rregullt 10 minutash për të rritur shanset e tyre për të mbetur shtatzënë rreth 80 për qind brenda gjashtë cikleve- dhe nuk kishin nevojë të merrnin pjesë në stërvitje të fuqishme.

Ekspertët në Universitetin e Massachusetts Amherst pranojnë se nuk e dinë pse- por besojnë se kjo mund të jetë sepse ushtrimi ka një efekt në nivelin molekular./Indeksonline/