10:04 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

4 të arrestuar për prostitucion në Prishtinë

Tre meshkuj dhe një femër janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer veprën mundësim apo detyrim në prostitucion, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë mbrëmjen e djeshme.