10:15 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

4 vëllezërit rrahin me grushte motrën e tyre pasi donte të martohej me një djalë

Janë arrestuar katër persona në Pejë të dyshuar se kanë rrahur me grushe motrën e tyre  të komunitetit egjiptian dhe viktimën mashkull K/Rom, me të cilën viktima-vajza e tyre kishte dashur të martohet, por të dyshuarit kundërshtonin.

Viktimat kanë pësuar lëndime, dhe u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy janë liruar, ndërsa dy tjerët janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj K/ Egjiptian pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht duke i goditur me grushte viktimën femër K/Egjiptiane-vajzën përkatësisht motrën e tyre dhe viktimën mashkull K/Rom, me të cilën viktima-vajza e tyre kishte dashur të martohet, por të dyshuarit kundërshtonin. Viktimat kanë pësuar lëndime, dhe u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy janë liruar, ndërsa dy tjerët janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/