10:39 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

40 aksidente për 24 orë, një prej tyre me fatalitet

Në 24 orët e fundit numri i aksidenteve ka qenë prapë i madh, sikurse çdo ditë të këtij viti.

Në këtë periudhë, kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 14 me të lënduar dhe 25 pa lëndime në njerëz, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, policia ka shqiptuar 1 mijë e 43 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Tutje, ka arrestuar 22 persona, 8 i ka dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/