10:54 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

40 milionë euro për N’Zonzin!

Skuadra e Arsenalit është kandidati kryesor për t’i siguruar shërbimet e francezit, N’Zonzi.

Trajneri i r i Gunners, Unai Emery ka kërkuar 40 milionë euro nga drejtuesit për t’ia dhuruar Sevillas, për mesfushorin Steven N’Zonzi, transmeton IndeksOnline.

29-vjeçari është pjesë e Sevillas që nga viti 2015. Ai ka bërë afro 100 paraqitje për klubin spanjoll dhe ka shënuar 8 gola.

Francezi e njeh mjaftë mirë Premierligën, pasi më parë ka luajtur te klubet si; Blackburn Rovers dhe Stoke City.

Të interesuar për futbollistin janë shumë klube, por “Topçinjtë” janë favoriti kryesor./IndeksOnline/