09:19 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

5 muaj burg për 21 vjeçarin sepse ishte administrator i një grupi në WhatsApp

Një student qëndroi për 5 muaj në burg në Indi për një mesazh në WhatsApp të cilin nuk e kishte dërguar ai.

Autoritetet lokale thanë se 21 vjeçari u dënua për shpërndarjen e përmbajtjeve të papërshtatshme edhe pse nuk dihet se për çfarë mesazhi bëhet fjalë.

Familja e tij thotë se djaloshi u bë adminstrator vetëm pasi administratorët e vërtetë të grupit ishin larguar.

Junaid Khan, një student nga qyteza Talen në Indinë Qendrore u arrestua më 14 Shkurt. Sipas mediave lokale, ai akuzohet për rebelim ndaj shtetit.

Ai u arrestua sepse ishte administrator në grup në kohën kur hetimet u hapën.

Sipas kodit penal Indian, administratorët e grupeve në rrjetet social rrezikojnë burgim për shpërndarje të mesazheve me fyese me karakter fetar ose politik.

Temat: