16:48 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

5 viktimat e aksidentit të sotëm në Suharekë janë nga fshati Sopi (Foto)

Pesë persona humbën jetën sot nga një aksident tragjik në magjistralen Suharekë-Duhël.

Aksidenti ndodhi saktësisht në fshatin Biraçë të Suharekës, ku të përfshira ishin një veturë e tipit BMW dhe një autobus.

Ndërkohë sipas burimeve të Indeksonline familja pesë anëtarëshe janë pikërisht nga fshati ‘Sopi’ të komunës së Suharekës.

Aksidenti në fjalë ndodhi në ora 13:21 minuta dhe ishte me fatalitet për dy të rritur dhe tre fëmijë. Humbja e jetës së këtyre personave u konfirmua nga emergjenca, e cila doli në vendin e ngjarjes./Indeksonlien/