16:34 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

5-vjeçari përplas për vdekje me makinë gjyshen e tij

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat.

Një 52-vjeçare ka ndruar jetë pasi është përplasur me makinë nga nipi i saj vetëm 5-vjeç.

Nga raportimet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pograt në Berat, ku nipi i saj 5-vjeçar ka qënë duke lëvizur makinën nga parkimi.

Fatkeqësisht ai ka përplasur gjyshen e tij duke e lënë të vdekur në vend.