18:30 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

6 ushqimet kundër mungesës së vitaminës B6

Vitamina B6, e njohur edhe si piridoksina, luan rol të rëndësishëm në funksionimin e trupit.

Sikur vitaminat tjera B, ajo ndihmon për mbajtjen e shëndetshëm të metabolizmit, funksionimin e mëlçisë, shëndetit të lëkurës dhe syve.B6 ndihmon edhe në ruajtjen e sistemit nervor, ndërsa mungesa e tij përfshin në ndryshimet e disponimit, dhimbje muskujsh, energji të ulët, anemi, ankth, depresion dhe iritim.

NHS rekomandon marrjen e vitaminës B6 prej 1.4mg në ditë për meshkuj dhe 1.2mg për femra. Këto janë ushqimet që duhet konsumuar në rast mungese të vitaminës B6: mish bibe, mish të kuq, tuna, avokado, arra dhe fasule.