18:01 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

64 zhurma misterioze brenda vitit, ekspertët ende nuk dinë se nga po vijnë

Banorët e Alambas mbet të habitur kur javën e kaluar një zë i lartë si shpërthim u dëgjua në pjesën më të madhe të shtetit.

I quajtur “Bama boom”, kjo zhurmë ka lënë ekspertët “në heshtje”, duke mos zbuluar ende se nga po vije kjo gjë.

Kjo nuk është hera e parë që një tingëllim e çuditshme është dëgjuar dhe këto incidente po bëhen më të shpeshta sipas disa raporteve, transmeton Indeksonline.

Vetëm këtë vit zhurma të ngjashme janë raportua 64 herë në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Michiganin, Lapland, St Ives, Swansea dhe Yorkshire.

Zhurmat e panjohur përfshijnë në shpjegim se zhurmat mund të vijnë nga një avion ose edhe nga meteorët.

Por, NASA ka hedhur dyshime mbi këto shpjegime.

Duke folur për ABC, Bill Cooke, kreu i zyrës së Mjedisit Meteoroid të NASA-s, ka thënë se zhurma ka mund të ishte shkaktuar nga një avion supersonik, një shpërthim toke ose një meteor i madh që ka shpërthyer në atmosferë, që nuk lidhet asgjë me Tokën./Indeksonline/.