09:30 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

66 aksidente për 24 orë, një me pasoja fatale

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 66 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 23 me persona të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, ndaj pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafiku janë shqiptuar 1419 gjoba kundërvajtëse./Indeksonline/