11:59 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

7 këshilla për të shmangur sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Me stinen e veres edhe risku i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme rritet. Udhëtohet më shumë, krijohen njohje të reja gjatë pushimeve dhe numri i raporteve seksuale rastësore, sidomos mes të rinjve, rritet. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë një grup infeksionesh shumë të përhapura dhe të provokuara nga mikrobe të natyrave të ndryshme mes të cilave baktere (p.sh silizi ose gonorrea), kërpudhat (p.sh candida), viruse (papilloma virus, HIV ose hepatitet) dhe parazitet (p.sh trichonomas).

1.Përdorimi i prezervativit Përdorimi i prezervativit është ende shumë pak i përhapur tek të rinjtë dhe adoleshentët. Kështu thonë të dhënat e edicionit të 9-të të Icar (Italian Conference on AIDS and Antiviral Research. Ky diapozitiv është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për mbrojtjen nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme përveç shtatzënive, sidomos në raportet seksuale rastësore.

  1. Kurimi i higjenës intime
  2. Ndërrimi i shpeshtë i pecetave higjenike gjatë ciklit menstrual
  3. Evitimi i ndarjes së veshjeve intime dhe rrobave të banjës, sfungjerëve të trupit dhe sendeve të tjera personale me dikë tjetër.
  4. Limitimi i përdorimit të të brendshmeve sintetike.
  5. Vaksinimi kundër HPV: Armë e rëndësishme kundër infeksioneve human papilloma virus (HPV) të cilat mund të shkaktojnë lythat gjenital dhe kancerin e qafës së mitrës dhe anusit, ekziston vaksinimi i cili në shumë vende është falas.
  6. Të njohësh trupin të tënd dhe të mësosh të kontrollosh rregullisht pjesët intime: të tregosh vëmendje ndaj kruarjeve, skuqjeve, urinimit me djegie, dhimbjeve spontane gjatë marrëdhënieve seksuale, sekrecioneve të tepërta vaginale ose me erë të keqe, puçrave apo ndryshimeve të dukshme të lëkurës.