23:26 / E Enjte, 11 Janar 2018

70 vjeçari u shtyp nga treni pasi ra në binar para mbërritjes së tij (Video)

Një njeri i paidentifikuar i moshës rreth 70 vjeç, ra në binaret e trenit pak para mbërritjes së tij ku u shtyp nga ai.

Nuk dihet cili ishte motivi që shtyu të moshuarin ta bëjë një veprim të tillë, por sipas dëshmitarëve ai ishte plotësisht i vetëdijshëm kur për një moment pasi pa mbërritjen e trenit ai kërceu para tij.

Ngjarja ka ndodhur në platformën e stacionit hekurudhor në Shanjia në Taipei City në Tajvan. /Indeksonline/