10:14 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

76 aksidente për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës edhe në raportin e fundit ka njoftuar për numër të madh aksidentesh, dukuri kjo shqetësuese.

Në 24 orët e fundit, policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 76 aksidente komunikacioni, prej tyre 31 me të lënduar dhe 45 pa lëndime në njerëz, transmeton Indeksonline.

Tutje, në këtë periudhë janë shqiptuar 1271 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Po ashtu, policia ka theksuar se ka arrestuar 22 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/