23:12 / E Hënë, 21 Maj 2018

76 kosovarë të vrarë në Siri dhe Irak, 255 burra iu bashkuan luftërave (Video)

Që nga viti 2012 e deri më tani janë 255 persona të gjinisë mashkullore të cilët u janë bashkangjitur zonave të konfliktit si luftëtarë të huaj terroristë.

Mirëpo, të njëjtit në terrorizëm kanë përfshirë edhe familjarët e tyre.

Të shumtë janë ata të cilët kanë vdekur në këto zona të konfliktit.

Vesa Kelmendi nga Qendra Kosavare për Studime të Sigurisë, thotë se propaganda online e po ashtu edhe mos informimi ndikon që këta persona t’iu bashkangjiten luftërave.

QKSS ka publikuar një raport në lidhje me perceptimet e qytetarëve ndaj luftëtarëve të kthyer në Kosovë.

Sipas këtij raporti, këta persona, komuniteti i sheh si të rrezikshëm.

Sfidë për Kosovën, sipas saj, do të jenë edhe lindjet e fëmijëve në zonat e konfliktit.

Deri më tani 43 fëmijë kanë lindur në këto zona.

Në deklaratën e Samitit në Sofie më 17 maj, është përmendur edhe radikalizmi dhe kthimi i luftëtarëve terroristë të huaj.

Thuhet se Kundërshtimi i ekstremizmit, duke përfshirë financimi, radikalizimin dhe kthimin e luftëtarëve terroristë të huaj, kërkon bashkëpunimin e shtuar të të gjithëve.