09:32 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

79 aksidente trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsejtë 79 aksidente trafiku, prej të cilave 27 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 52 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Të dhënat e policisë flasin për një rritje të numrit të gjobave në trafik që nga krijimi i një “Task Force” e cila si synim ka parandalimin e aksidenteve në trafik.

Vetëm brenda 24 orëve, policia rrugore ka ndëshkuar 1 759 pjesëmarrës që kanë thyer rregullat e komunikacionit./Indeksonline/