07:32 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

80 mijë bletë sulmojnë një 50-vjeçare (Foto)

Një pastruese e ‘Orange Conuntry’ të Kalifornisë po lufton për jetë pasi u sulmua nga një tufë prej 80 mijë bletësh.

Ajo shkoi për të marrë dicka nga makina e saj, ku u sulmua nga plotë 80,000 bletët, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Tre zjarrfikës, pronari i shtëpisë dhe fqinji i tyre (me qenin e saj) të cilët nxituan për ta shpëtuar  pranuan trajtim mjekësor gjithashtu për goditjet nga bletët, por shumë më pak të rënda/

Punëdhënësi i saj, Sara, dhe djali i Sara, thanë se po i bënin thirrje asaj të ikte, dhe u përpoq të hidhte ujë për të dëbuar bletët.

Për të shpëtuar Marian, zjarrfikësit erdhën tek bletët me aparatet e zjarrfikësve arritën që të largojnë bletët.

Por, Maria në ato moment ishte pak e vetëdijshme pasi ishte goditur më shumë së 200 herë.

Dëshmitarët thanë se ajo tërësisht ishe e mbuluar nga bletet./Indeksonline/

Temat: