14:04 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

83 të vdekur nga zjarret në Greqi, nuk dihet për fatin e dy shqiptarëve

Autoritetet greke konfirmojnë se numri i viktimave nga zjarret ka shkuar në 83.

Ndërkohë ende nuk ka informacione për dy shqiptarët që u shpallën të zhdukura.

Bilanci paraprak flet për më shumë se 6000 prona të dëmtuar, nga të cilat 720 banesa janë shpallur të pabanueshme dhe të rrezikshme për t’u strehuar.

Në total janë mbi 1000 shtëpi, dyqane dhe magazine të shkatërruara plotësisht.

Qeveria greke njoftoi se do të krijojë lehtësi fiskale për të prekurit nga zjarret, ndërsa në ditët e ardhshme do të parashtrojë një plan rimëkëmbjeje të zonës.

Ndërkohë skuadrat e shpëtimit po shkojnë derë më derë në kërkim të trupave dhe nuk është çudi që bilanci i viktimave të rritet akoma më shumë, pasi një numër i madh personash konsiderohen ende të zhdukur.

Në mesin e viktimave është edhe një shqiptare, Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, e martuar me një shtetas grek.

Tre shqiptarë, mes tyre 2 fëmijë u lënduan nga zjarret dhe u shtruan në spital, por gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.