11:11 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

86 vjeçarja pëson sulm në zemër, pasi ia vjedhin kuletën

Një 86 vjeçare ka pësuar sulm në zemër pasi kuptoi se një çift ia kishte kuletën e saj nga çanta e saj.

Pamjet e marra nga kamera e sigurisë tregojnë një burrë dhe grua që në bashkëpunim vjedhin një grua të moshuar.

Gruaja e cila kishte të veshur një shall të madh, shihet duke i qëndruar prapa pensionistes duke tentuar t’ia marrë kuletën.

Viktima e kuptoi se mungonte kuleta e saj dhe e lajmërojë stafin e dyqanit të cilët u përpoqën ta ndalonin çiftin, por nuk ia arritën qëllimit.

Gruaja pësoi atak në zemër dhe ajo u dërgua menjëherë në spital dhe kaloi një javë duke marrë trajtim për shërim./Indeksonline/