16:08 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

9 vjeçarja i shkruan letër Shpend Ahmetit, ka disa kërkesa për të (Foto)

9 vjeçarja e cila ndjek mësimet në shkollën fillore ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë ka shprehur preokupimet e saj përmes një letre të drejtuar tek i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Morea, nxënëse e kësaj shkolle përmes një letre i ka bërë me dije kryetarit të Prishtinës për gjenden në të cilën është kjo shkollë si dhe vështirësitë me të cilat përballet ajo dhe nxënësit e tjerë.

“Sa herë kemi edukatë fizike dëgjoj gjendje të rënda. Një ditë një vajzë në klasë të shtatë ka hipur në një palë shkallë të ngjitura në mur dhe shkallët janë këputur. Vajza fatkeqësisht ka përfunduar në spital”,ka shkruar Morea, transmeton Indeksonline.

Ajo gjithashtu i është lutur Ahmetit që në Prishtinë të mbillen më shumë pemë në mënyrë që të mbrohet ambienti dhe që të ketë kontrolle në ushqimet që u serohen, që sipas saj janë të pakontrolluara.

“Dua që ju si kryetar i Prishtinës të merrni përsipër këtë punë”, përfundon vajza. Letra në fjalë është bërë publike në rrjetin social Facebook nga babai i vajzës, Trim Musliu

“Një letër drejtuar kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. E shkruar nga Morea gjatë orës së mësimit. Mirë kish me qenë nëse e lexon Shpendi preokupimin e një vajze 9 vjeçare”, ka shkruar ai./Indeksonline/