16:35 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

99 % e kryer, Fekir te Liverpooli

Mesfushori i Lyon, Nabil Fekir pritet të bashkohet me Liverpoolin sapo të filloj afati kalimtar i verës.

Sipas “Mirror”, finalistët e Ligës së Kampionëve do të paguajnë 60 milionë funte për ta transferuar francezin

Dhe tashmë vetë futbollisti i ka bërë me dije klubit se ky ishte sezoni i fundit në Ligue 1.

Fekir ka zhvilluar 38 ndeshje këtë sezon me Lyonin duke shënuar 22 gola në të gjitha garat. /IndeksOnline/