Ndodheni
Indeksonline / Lajme
19:17 / E shtunë, 28 Korrik 2012
20 Komente
Me qen të rrezikshëm

Prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, i njohur në Kosovë për procese të shumta gjyqësore, po sjell telashe në lagjen ku jeton.

Ndaj prokurorit që ngriti aktakuzë për krime lufte ndaj shumë ish-komandantëve e ushtarëve të UÇK-së, është hapur një rast në polici për kanosje të rrezikut.

Salustro që shoqërohet me disa qen, jo rrallë herë ka rrezikuar banorët e lagjes ku ai banon, derisa rasti më i freskët është ai i ditës së premte.

Ngjarja që ka shqetësuar banorët ka ndodhur afër qendër stacionit të Policisë, kur qeni me të cilin ishte prokurori Salustro sulmonte qytetarët raporton KTV.

Tek stacioni i Policisë ishte krijuar një tollovi e madhe ku pos policëve të Kosovës aty kishin shkuar edhe ata të EULEX-it.

Burime të KTV-së thonë se policët kanë qenë shumë të zemëruar me sjelljet e prokurorit Salustro, për të cilin thonë se edhe i ka fyer.

Dëshmitarët thonë se qeni i prokurorit nuk kishte maskë dhe as nuk ishte i lidhur, derisa Salustro ofendonte qytetarët.

Dëshmitarët që kanë folur për KTV-në, thonë se për këtë ngjarje janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, por kërkuan që të mos bëhet publik identiteti i tyre.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, pa dhënë shumë detaje.

Kjo nuk është e para herë kur qentë e Maurizio Salustros, zyrtarit me imunitet në Kosovë, sulmojnë banorët e lagjes.

Rreth dy muaj më parë, njëri nga fqinjët e Salustros, kishte paraqitur në polici një rast të sulmit nga qentë e prokurorit.

Kohë më parë edhe një vajzë ishte sulmuar nga qentë e Salustros.
Banorët e lagjes së Muhaxherëve e kritikojnë për sjellje jo të mirë fqinjin e tyre i cili për rreth 1 viti jeton në këtë lagje.

Gjatë ditës KTV-ja ka provuar ta kontaktojë EULEX-in lidhur me rastin, por ky i fundit ka qenë i pa qasshëm./Indeksonline/ 

 


Kendi i komenteve
  • DrenicakU! 29.07.2012 / 09:20
    jo valla bash mir po jav ban se kur u qojke ne protesta VV kunder eulexit e unmikut kta tonet thojshin qe serrbia po i shtin tash duroni se kur u kan koha me i kundershtu kta skeni desht
  • Syla 29.07.2012 / 09:19
    Mos i dramatizoni gjerat! Nuk ka Salustro qen te rrezikshem, po i merr prej rruges dhe i ushqen dhe kujdeset per ta. Po ne nuk jemi mesu me u kujdes dikush per qen...
  • azemi 29.07.2012 / 05:28
    po ky koka psikopat bre po kta duhet me shkarku nga puna se ka drejt qeverija me shkarku edhe pse osht i eulexit
  • Ther 29.07.2012 / 03:46
    Ah idioti qe ish ky bre nanen, veq une e di...
  • Kudra Salustro 29.07.2012 / 01:55
    Po ky paska imunitet se nuk ish sjell si pis ketu po kadal dale ka me hanger kudra e tij një të hekurit e mandej le të ngreh aktakuze ky për kudren e vet se gjith but nuk ia len Shqiptari!
  • Dreri 28.07.2012 / 23:52
    Dallap dallap dynjaja. Perpara na njekshin qent e bejlerve e pashallarve.
  • KastriotSHIKu 28.07.2012 / 23:44
    lagje e flliqt, fqinjet duhet kerku nga pronari i asaj shtepie ta largon kete pis,
  • Resani 28.07.2012 / 22:08
    PO ME PAS QEN QEN SHQYPTERI KISH KERSIT PLUMBI PO ESHT I HUAJI SHQIPTQRET KET E KAN FRIG NGA SHKIJET NUK GUXOJN TA BEJN ME JA MBYT QENIN
  • artizani 28.07.2012 / 21:51
    edhe Salustro ve qpolicia e Kosoves nuk meritojne respket sepse sillen shuem keq karshi qytetareve ..
  • Keshilla 28.07.2012 / 21:36
    sa gjuni neper dasma pa lidhje me mire eshte me ja rahatu kete qenë e besa edhe zotin e qenit me rahatu s'ishte kanë keq. Ose afronja ne qen te sharrit le t'ja shkyn ata llaskuca
  • anonimos 28.07.2012 / 21:18
    e kan gjet but ktu pse mos me bo ksi sene
  • ALBANI 28.07.2012 / 21:04
    O sa mir jav ka ba se mu kan i vetvendosjes zhag e kishi ngre , o BJRAM FAQEZIU REXHEPI hatim jan tu vazhduar me siguri ....
  • Hasani 28.07.2012 / 20:52
    Ani bari i minit me mushkni a kushton shtrejtë n'Prishtin a ?
  • shqiptari 28.07.2012 / 19:47
    nje qen si salustro e ka mesuar edhe qenin e tij ti sulmoj shqiptaret
  • gazi 28.07.2012 / 19:40
    un jetoj ne ket lagje dhe kemi shum probleme me te por i kam derguar nje leter se edhe nje her ndodh gje do te rrah shkaku se femijet mi ka tremb se vet nuk trembem se kur kam pas qen un jems bondi ka then hajde rren hajde
  • tonix prishtina 28.07.2012 / 19:30
    e paska dit qeni kushe nuk vyne!
  • demi 28.07.2012 / 19:27
    qysh sjom qytetar i lagjes te tij me ja rahatu qenin po edhe vete kete qene me 2 pluma! nja qenit te salustros, e nja vete salustros!
  • MSUSI 28.07.2012 / 19:22
    QENI ,VEQ QENIN ,NUK E HAN.
  • Mentori 28.07.2012 / 19:19
    Presidenca e ka thirr ne kosove EULEX-in, Mundet Presidenca edhe me perzan. Me ja perfundu Madatin.
  • Polici 28.07.2012 / 19:18
    shume e verrtet telash i ka ba policet ky Zagar me qent e tij
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.