Ndodheni
Indeksonline / Lajme
11:38 / E shtunë, 16 Mars 2013
1 Koment
Në BE 75 mijë shqiptarë të padëshiruar

75 mijë shqiptarë janë persona të padëshiruar për vendet e Bashkimit Europian, për shkak të veprimtarisë së tyre të paligjshme ose shkeljes së rregullave të lëvizjes. Shifra raportohet nga Drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Pëllumb Nako, në një tryezë për lëvizjen e lirë, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

"Në momentin që ka filluar liberalizimi i vizave në mënyrë informale ka qenë rreth 75 mijë numri i personave të cilët kanë qenë të padëshirueshëm në hapësirën Shengen, pra, 75 mijë persona të cilët ishin kandidatë për emigracion ilegal, 75 mijë persona që nuk plotësonin më kushtet për të hyrë në zonën Shengen", citon AS Nakon.

Nako shpjegon se shifra alarmante i ishte raportuar policisë nga homologët e vendeve të BE-së. Edhe sot, pas dy viteve nga liberalizimi i vizave, problem mbetet emigracioni ilegal, drejt vendeve të rajonit, veçanërisht Greqisë si dhe kalimi i kufirit me dokumenta të falsifikuara.

"Shtetasit shqiptarë përdorin dokumenta false në hapësirën Shengen. Kriza ekonomike që ka kapur vendet tona fqinje ka bërë që shumë nga këta shtetas t'i drejtohen tregut të zi për të gjetur dokumenta false dhe për të kaluar në drejtim të vendeve të tjera të hapësirës Shengen, qoftë dokumenta, karta identiteti të shteteve fqinj, qoftë edhe vula të vendeve fqinj, për të përfituar, për të jetuar apo për të punuar kryesisht në vendet e Europës veriore, duke tentuar ndoshta edhe më shumë Anglinë",-thekson ai.

7 milionë shtetas shqiptarë kanë lëvizur në vendet e Bashkimit Europian pas liberalizimit të vizave, ndërsa çdo vit, në këto vende kanë depërtuar rreth 75 mijë shqiptarë që kanë shkelin afatet e qëndrimit. Punësimi, problemet sociale, gjakmarrja por edhe arsyet politike janë shkaqet kryesore për azilantët shqiptarë me destinacion Belgjikën, Francën dhe Greqinë./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • halloja 16.03.2013 / 11:58
    oooo ani greqin ajo ska por vete e por shiptart le se po rreika ky me kto statistika.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.