Ndodheni
Indeksonline / Lajme
16:47 / E shtunë, 06 Korrik 2013
2 Komente
Të hënën në Bruksel, raundi i 13-të i bisedimeve Thaçi -Daçiq

Kyemnistri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, të hënën (më 8 korrik) do të takohen në Bruksel, në kabinetin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, për të zhvilluar bisedimet e radhës. Gjatë këtyre bisedimeve, raundit të 13-të me radhë, siç raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, do të shqyrtohet zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, është kumtuar nga kabineti i Ashton, transmeton Koha.

Baronesha Ashton, sipas paralajmërimeve nga Brukseli, një ditë pas (të martën, më 9 korrik) do të vizitojë Beogradin, ku me krerët e Serbisë do të bisedojë rreth zbatimit të Marrëveshjes, ndërsa të mërkurën Baronesha do të qëndrojë në Kosovë, ku, po kështu temë e bisedimeve me autoritetet kosovare do të jetë zbatimi i Marrëveshjes./Indeksonline/

 


Kendi i komenteve
  • Agimi 06.07.2013 / 17:53
    ishalla nuk e pritni te hanen hiq e lirohet ky popull nga ju .
  • Milo 06.07.2013 / 17:13
    Taci po plotso ket deshira
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.