Ndodheni
Indeksonline / Lajme
14:24 / E enjte, 09 Janar 2014
7 Komente
Publikohet lista e plotë e ish të burgosurve të "Goli Otok-ut"

Në arkivin shtetëror të Kroacisë gjendet lista me emrat e të gjithë të burgosurve të internuar sipas linjës së byrosë informative, të cilën e ka bërë “UDB-ja” federale. Në atë listë gjenden emrat e 16.101 të burgosurve dhe të paraburgosurve.

Sipas listës, në të gjitha kampet e “Informbyro-së”, totali i njerëzve të vdekur në mënyra të ndryshme (vrasje, vetëvrasje, vdekjes natyrale ), është 413 njerëz. Numrat e rreth 16 mijë njerëzve të botuar në literaturën shkencore në lidhje me këtë temë, janë përmendur shumë kohë më parë, e cila konsiderohet fushata brutale e regjimit komunist kundër anëtarëve të arrestuar të opozitës pro-sovjetike.

Përplasje e Byrosë Informative Komuniste dhe Partisë Komuniste të Jugosllavisë, respektivisht konfliktit të Bashkimit Sovjetik dhe RSFJ-së, e cila filloi në vitin 1948, ishte ngjarja, e cila më vonë doli vendimtare për shtetin dhe shoqërinë jugosllave.

Ai konflikt, përveç luftës së dytë botërore dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, është kapitulli më dramatik në historinë e ish- bashkësive të kombeve jugosllave.

Për ata që e përkrahën idenë e Stalinit, periudha në vazhdim ishte shënuar me tragjedi dhe vuajtje personale, për të tjerët, rezoluta lindi një perspektivë më të mirë të jetës, për shkak se ajo ka mundësuar ndarjen e Jugosllavisë nga blloku sovjetik, e cila çoi në liberalizimin e jetës në vend dhe në mënyrë të pakthyeshme hapi derën për kulturën perëndimore.

Edhe pse autoriteteve jugosllave nuk mundej t’i mohohej e drejta në momentin kur vendi kërcënohet nga jashtë, të mbrohej nga “kolona e pestë” reale apo imagjinare, kampi në Goli Otok dhe trajtimi i të burgosurve në kamp, kanë mbetur njollë e zezë e shoqërisë jugosllave.

“Goli Otok është fenomeni më i errët dhe më i turpshëm në komunizmin jugosllav. Goli Otok-u është diçka më shumë se, diçka më e keqe dhe më e tmerrshme”, sipas Milovan Gjilas-it.
Në këtë burg kanë vuajtur dënimin kryesisht ish të burgosurit për vepra kriminale, por nuk janë kursyer as ata për çështje politike.

Madje, Adem Demaçi dhe Teki Dervishi kanë kaluar një pjesë të vuajtjes edhe në Goli Otok, ndërsa edhe ish të burgosurit tjerë politikë nga Kroacia, Bosnja, Maqedonia kanë qëndruar në atë që quhej ‘ishulli famëkeq’ i ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Listën e plotë të këtyre ish të burgosurve mund ta gjeni në këtë link:

http://noviplamen.net/2013/12/25/16000-golotocana-po-spisku/


Kendi i komenteve
  • Trendelina 12.01.2014 / 22:47
    Edhe babai im ka qene i denuar me 15 vite ne Goli Otok,ia gjeta emrin ne liste Kadri Belul Labenishti. Ka perjetuar vuajtje te tmerrshme atje ,por edhe me vone ne Kosove e Maqedoni. Luftetareve te Levizjes per Çlirim Kombetar u jane vene etiketime te ndryshme si staliniste,irredentiste etj,qe ti mposhtin apo ti urrejne ashtu si po behet edhe nepermjet komenteve, por ata mbesin vetem atdhetare ,patriote . LAVDI JETES DHE VEPRAVE TE TYRE
  • Tum i tumit 10.01.2014 / 08:28
    Nuk e di kush jeni ju, por ma do mendja se jeni ndonjeri nga rrjeti i titizmit, ose fosili ose i biri, ju qe i organizuat te gjitha vuajtjet e ketij populli, ju bijte e baballarve qe krijuan dosje per eliminimin e te gjithe njerzve qe sado pak kane pasur ndjenje kombetare, ju qe bijtye e poritve qe denonin nacionalizmin dhe iredentizmin shqipetar. E ti tu, zoti do dhe te fale per keto insinuata te pista qe pretendon ne paraqitjen tuaj
  • tumTAHIRItumIbiri 09.01.2014 / 16:15
    Shumica e te burgosurve te GOLI OTOKUT kan qen stalinista,oznasha..keta kriminela kan rreh e vra ne periudhen 1945 1948 mir e kan gjet qe kan perfundu ne GOLI OTOK.
  • Genti 09.01.2014 / 16:08
    Për informatë: kjo listë është fotokopje e paautorizuar e një regjistri të burgosurve që e ka Arkivi shtetëror Kroat. Nuk dmth se është i plotë. Për më shumë, autoritetet kroate pranojnë se nuk i kanë dosjet e burgosurve por vetëm listën (regjistrin). Dosjet e të burgosurve Serbia i mban peng.
  • prishtinasi 09.01.2014 / 15:24
    Adem Demaçi është personalit i madh shqiptar, intelektual, shkrimtar. Mbi të gjitha është simbol i rezistences sone kombetare, dhe rrjedhimisht edhe hero i gjalle kombetar shqiptar. Me emrin e Adem Demaçit jane lidhur te gjitha organizimet që kanë pasur të bëjnë dhe që kanë të bëjnë me çështjen kombëtare shqiptare, deri në realizimin e vullnetit të popullit, që është ribashkimi kombëtar në një shtet të përbashkët shqiptar me emrin SHQIPËRI, e që është edhe amanet i dëshmorëve të kombit, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari
  • rexha 09.01.2014 / 15:21
    mundesishte ti paraqitni edhe listen sepse ka shume shqiptare qe kane qene ne kete burg famekeq
  • Goli Otoki 09.01.2014 / 14:47
    Shikova listen,, nese eshte kjo listra e plote, kjo nuk eshte e vertete, sepse, vetem nga familja e ime e ngushtem nga viti 1953-54 deri 1967, ne kete burg fankeq kane qene baba dhe axha im, kurse ne vitin 1062 ka qene djali i axhe, ne periudhem 1960 Kane qene 3edhe Mulla Zeke Berdyna, Ismet peja, Isuf Bicaj e shume te tjere, e qe un e nuk i pashe ne kete liste, si u be qe te gjithe shqipetaret, perveq nje kane rene nga lista, ne kete burg famekeq, bashk me prinete dh axhen tim kane qene edhe: Xhafer Meta Blakaj (Podujeve), Kol Qmil Brovina e shume te tjere, pre edhe ne lista diskriminohen shqipetare, dhe nga kush, nga "miqet" tone kroat!
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.