Ndodheni
Indeksonline / Showbiz
14:01 / E enjte, 30 Gusht 2012
0 Komente
Me kapuç dhe Range Rover

Vetëm pak kohë pas publikimit të fotove nudo të Princ Harrit, familja mbretërore në Britaninë e Madhe është sërish në shënjestër të paparacëve.

Është rradha e Mbretëreshës Elizabeta e II-të. Gjyshja 86- vjeçare është fotografuar gjatë fundjavës duke ngarë Range Roverin e saj, ndërsa kishte veshur një triko me kapuç, gjatë një ditë gjuetie thëllënxash në Balmoral.

Kështu Mbretëresha edhe pse kërkoi një mbledhje të shpejtë të familjes pas publikimit të fotove të nipit të saj, nuk duket të jetë shumë e tensionuar për çështjen, shkruan panorama.

Nga ana tjetër, Princi William e kaloi fundjavën me bashkëshorten e tij, Kate Middleton.

Një burim brenda familjes mësohet të ketë thënë se William nuk ishte shumë i impresionuar nga sjellja e fundit e vëllait të tij./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.