Ndodheni
Indeksonline / Showbiz
22:50 / E martë, 26 Shkurt 2013
2 Komente
"Stupcat" në "Portokalli"

Spektakli popullor “Portokalli” do çelë siparin për të gjithë ata që dëshirojnë ta shikojnë live, me 1 dhe 2 mars dhe për teleshikuesit me 3 mars. 

“Meqenëse jemi në prag fushate, do t’i jepet më shumë hapësirë politikës, ajo do të jetë në fokus së lojës së aktorëve. Temat do të jenë nga më të ndryshmet; si do të zhvillohet fushata, si do të përdoren njerëzit për fushatë, çfarë impakti social e kulturor sjell e gjitha kjo në shoqërinë tonë, e trajtuar me humor të thellë, por me shumë mesazhe deomethënëse brenda”,  ka bërë të ditur për mediat shqiptare regjisori Altin Basha.

 “Portokalli” do na sjellë rubrikën e përjavshme të një televizioni privat, i cili funksionon nën presionin e politikës, për t’i shërbyer asaj. Ky në fakt është një fenomen, që edhe pse i trajtuar me humor, diçka të vërtetë na sjell në mend, në realitetin mediatik ku jetojmë.

Tjetër element të cilit do t’i jepet më shumë rëndësi gjatë këtij sezoni, do të jenë monologët, një gjini e vështirë e humorit, por shumë e pëlqyer. Nëse në edicionin e kaluar kemi parë Gentin në monologët e nostalgjikut, që kësaj here do të trajtojë temën e emigracionit “Made in Albania”, do të ketë gjithashtu edhe aktorë të tjerë në këtë gjini si Romiri, Rezi, Marini etj.

Basha tregon se kasti i aktorëve të njohur do të jetë i plotë edhe këtë sezon, personazhet e dashur që ata kanë krijuar, shumica do të jenë përsëri, por të vendosur në disa situata të reja, në funksion të idesë së re që kanë krijuar autorët për këtë sezon.
Gjithashtu pothuajse janë të konfirmuar emrat e tre aktorëve të rinj për këtë sezon, të përzgjedhur nga një audicion shumë i gjerë.

Do të vijnë herë pas here në show Stupcat e Kosovës si dhe do të rikthehet Niku, aktori nga Kosova që ne e kemi parë edhe në edicione të tjera. /Indeksonline/

 
 

 


Kendi i komenteve
  • XXX 27.02.2013 / 13:05
    Portokallia eshte kulmi i humorit modern shqiptar, e jo si stupcat me shkue me kercy te varrezat e verteta kishe po bajme diqka..
  • esteti 27.02.2013 / 12:36
    Momentalisht Stupcat jan numer nje per humor ne trojet shqiptare. Disa skeqe i kan thjesht te shkelqyeshme.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.