Ndodheni
Indeksonline / Showbiz
17:15 / E premte, 19 Prill 2013
0 Komente
Vjen "Dashuria e Bjeshkëve të nemuna 2"

Filmi "Dashuria Bjeshkëve të nemuna 2" me skenar dhe regji të Ekrem Kryeziut është prezantuar dhe shfaqur në Kinema Imperial. Në role kryesore Diellza Kolgeci, Florian Agalliu, Jahja Shehu e Çun Lajçi.

Gjinia e filmit është aksion dhe romancë. Pas 15 vitesh nga prodhimi i të parit, Kryeziu sjell rrjedhën e ngjarjeve. Zhvillimet e jetës së personazhit të vajzës shqiptaro-amerikane Diellza, e cila kishte humbur në mënyrë tragjike të dashurin.

“Filmi i parë ka qenë film shumë tragjik dhe në njëfarë mënyre kanë kërkuar një katarsis të ri dhe ai katarsis ka ardhur me këtë film dhe kjo është arsyeja pse kam dashur të trajtoj një tregim të dashurisë që tejkalon kohërat, tejkalon kufijtë dhe bashkon ata që duhen dhe unë mendoj që shqiptarët e Kosovës janë shqiptarë të Shqipërisë, sikurse janë shqiptarët e Shqipërisë shqiptarë të Kosovës”, thotë regjisori i filmit, Ekrem Kryeziu.

“Dashuria e Bjeshkëve të nemuna 2” është një bashkëprodhim i Top Channel dhe “Labia Film”. Drejtor fotografie Erion Muharremi, montazhi Silva Bababramo, me kompozitor Edmond Zhulalin dhe kolonë zanore të kënduar nga Anjeza Shahini. /Indeksonline/ 

 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.