Ndodheni
Indeksonline / Opinione
08:49 / E enjte, 21 Shkurt 2013
0 Komente
Si të promovohet politika zhvillimore?
Shkruan: Arif Shala

Politika zhvillimore duhet të jetë shumëdiminzionale,parashikuese dhe këmbëngulse,më reforma në të gjitha sferat, dhe më përkrahje të jashtme e mobilizim të faktorit vendor.Politikat ekonomike varën nga stabiliteti makroekonomik.Varen nga niveli i pergjegjshmërisë,cilësia profesionale,ndershmëria e lidershipit të vendit dhe funksioni i institucioneve.

Pra,nga kapaciteti kadrovik i politikëbërjes ekonomike e të vendimmarrjeve.Nga kultura politike e ekonomike e qytetarëve,niveli i konsolidimit ekzistues të biznesëve egzistuese, ndikimet politike e ekonomike nga jashtë,nga oferta monetare,etj. Varesishtë, nga kuptimi permanent i dukurive ekonomike dhe parashikimi i proceseve vendore e globale,duhet të bëhen politika të mirëfillta qellimore e parashikuese për rritje e zhvillim.

Njëra ndër politikat promovuese të qeverisë duhet të jetë rregullimi permes legjislacionit sa ma të plotë,të qartë,jo të kundërthënshem,stabil e të qendrushem,dhe implementues në të gjitha sferat që kanë të bëjnë më rritjen e zhvillimin ekonomik, dhe luftimin e dukurive negative në të gjitha nivelet dhe sferat.Të promovohet legjislacion mbi çeshtjet e pronësisë,biznesit,tregtisë,tregut financiar duke perfshirë letrat më vlerë më qellim të krijimit dhe mobilizimit të burimëve të investimëve,sigurinë e investimëve dhe bashkëinvestimëve të investitorëve të jashtem dhe të brendshem,partneritetit publiko-privat,etj,si dhe gjyqësi garantuese e efikase.

Planifikimet dhe sigurimi i infrastruktures perkatëse më rregullativat teritoriale në nivel lokal dhe kombëtar, është kushti i parë dhe i domosdoshem për zhvillim.Mungesa e saj pengon dhe pamundëson zhvillimin.Kërkohet Infrastrukturë legjislative,institucionale,fizike,energjetike,telefonike,etj të planifikuar për procese afatëgjatë zhvillimore,e të integruar më politikat infrastrukturore integruese rajonale dhe globale.Psh.të planifikohen rruget, hapsirat e zhvillimit urban,tregjet,zonat agrare,agro industriale, industriale, energjetika, zonat turistike etj.Hartimi i politikave sipas vizionit zhvillimor duhet të jenë të ngritura në sistem kombëtar e informacion të kompletuar,perkatësishtë, përcaktimi i fushave e prioritetëve afatëshkurta,afatëmesme e afatëgjata.Këto politika të jenë sa më transparente,të përpunuara sipas një sistemi bashkëkohor të informacionit,për të gjitha nivelet e sektoret e administrimit në Kosovë. Promovimi i këtyre planifikimeve e projekteve promovon zhvillim.

Partneriteti publiko privat është domosdoshmëri për angazhimin e kapitalit privat në sferat publike e shtetrore.Ky partneritet, ndër të tjera, kursen buxhetin,ngase kursen mjete buxhetore që duheshin angazhuar në atë sferë.Promovimi i mirëfilltë i këti partnerioteti mundëson zhvillim të shpejtë e dinamik.Por kuptohet, nëse janë të shprehura dukuritë negative, atëherë, ky proces mund të jetë edhe sferë e korrupcionit,keqperdorimit e jozhvillimit.

Politikat ekonomike të rritjes dhe zhvillimit, bëhën duke krijuar e stimuluar nivelet integruese e bashkëpunuese më vendet fqinjë dhe në BE-në.Bëhën edhe permes politikave ekonomike fiskale,subvencionimin dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për projektet zhvillimore.Lirimin nga doganat të importit të teknologjisë prodhuese e sherbyese.Lehtësimin e procedurave për hapjen e bizneseve e projekteve nga investitoret e jashtem,etj.

Anëtarsimi dhe bashkëpunumi më bankat dhe institucionet financiare zhvillimore të jashtme, është një doemosdoshmëri për zhvillim.Andaj, plotësimi i rekomandimëve, sygjerimëve e kriterëve të tyre, janë prioritet.Integrimi i sukseshem i ekonomisë kosovare më atë globale është tregues i zhvillimit,ngase, ky integrim sado i veshtirë e kontradiktor në nivele e sfera ,si proces është i pashmangshem dhe faktor i zhvillimit.Tregëtija globale dhe biznesi ndërkombtar ka rezultuar në rënjën e kostos së transportit dhe specializimin.Aplikimi i teknologjisë së avancuar dhe konkurenca ka rritë produktivitetin dhe nevojen për tregje të reja,per levizjen e kapitalit,levizjen e informatave dhe TI-së.Si dhe, nevojën për treg të avancuar financiar e bankar, për të rritë fuqinë blerëse edhe në vendet më pak të zhvilluara, për t’ju mundësu blerjën e mallrave e sherbimeve.E gjithë kjo po ndikon dhe do të ndikon në uljen e diferencave në zhvillim.Këto rrethana globale e regjionale vlejnë edhe për Kosovën,Andaj, politikat zhvillimore duhet pershtatur sa më shpejtë dhe sa më shum këtyre proceseve.

Njëra ndër preokupimet zhvillimore në Republiken e Kosovës është zbutja e papunësisë e varfërisë, që sipas statistikave është tejet e theksuar dhe më pasoja.Më liberalizimin e vizave do të kishte punësime për moshat e reja që njohin gjuhet,si dhe shkollim jashtë vendit. Përpjekja për thithje të donacioneve për komunitete dhe shtresa të margjinalizuara dhe në varfëri ekstreme do të sbut situatën.Politikat sociale për të varfërit janë të domosdoshme për të arritë siguri elementare për të rinjtë, që të rriten shendosh dhe të sigurojnë shkollim cilësor.Të kërkohen mënyra që këta të ri të sigurojnë perkrahje gjatë shkollimit dhe perkujdesje shendetësore. Të kopjohen praktikat e vendëve që kanë zbutur këto probleme. Pasojat e papunësisë dhe varfërisë janë pengesë e madhe e zhvillimit,dhe anasjelltas perpjekjet e zbutjes së këtyre dukurive janë domosdoshmëri për zhvillim.

Kërkohet angazhim i shumanshem edhe në stimulime kulturore dhe përkrahje konkrete për krijimin e mundësive për investime të veçanta,e politika perkatëse për punësim dhe zbutje të varfërisë. Në Programin e zhvillimit ekonomik të Qeverisë, shiquar në aspektin deklarativ e teorik duket ambicioz dhe i arsyetuar, por,është i pergjithësuar e jo specifik në kohë dhe mundësi konkrete e të bazuar. Pra,nevojat për zhvillim cilësor kërkojnë angazhim më serioz dhe promovime këmbëngulese për ecje më të shpejtë drejtë zhvillimit dhe reformave në të gjithë sektoret,e veçmas, në qeverisje të vendit.Qytetaret dhe Institucionet politike ndërkombëtare e edhe ato financiare, kërkojnë disiplinë në procesin e menaxhimit të parasë publike dhe procesin e prokurimit.Pra,kërkojnë luftimin e korrupcionit,krimit të organizuar e papergjegjshmërisë.Ky është prioritet mbi prioritetët.

(Autori është drejtor i Institutit për Studime Zhvillimore Ekonomike-Progress)
 

Kendi i komenteve
Emri:
 
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.