12:36 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

A duhet apo jo t’i mbysni merimangat që shihni në shtëpinë tuaj?! (Video)

Të flasim drejt dhe korrekt. Besoni ose jo, merimangat janë më miqësore se sa disa njerëz që njohim në jetën e përditshme.

Edhe nëse ato duan t’u shkaktojnë dhimbje janë të pakta, pasi nga 40 mijë llojet e merimangave, vetëm pak prej tyre janë të afat të lëndojnë njerëzit, transmeton Indeksonline.

Eksperti i merimangave, Jo-Anne Sewlal nga National Geographic ka thënë se në mënyrë të qartë dihet se merimangat nuk duan t’iu lëndojnë, e janë jashtëzakonisht të rralla rastet kur ato sulmojnë njerëzit.

Por, megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk ka merimanga të rrezikshme. Për shembull është vejusha e zezë, të cilën mund ta identifikoni lehtë.

Ky shkencëtar vizitoi 50 shtëpi në Karolinën e Veriut për të parë se çfarë lloje merimangash jetojnë në to. Fakt jo tronditës është se në çdo shtëpi kishte merimanga, të cilat njihen si merimangat e bodrumeve.

Në përgjithësi merimangat duan të qëndrojnë larg rrugëve tona, zakonisht fshihen në vende të errëta dhe e presin gjahun.

Ato kapin insekte dëmtuese, madje edhe ato që bartin sëmundje, si mizat e mushkonjat.

Nuk do ta besoni por miku ynë më i mirë është merimanga e bodrumit, që njihet si vejusha e zezë. Faleminderit merimangë! /Indeksonline/

Temat: