20:03 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

A duhet të ushtroheni gjatë ditëve të ciklit? Përgjigjia e gjinekologëve do t’ju habisë

Pak ditë përpara ciklit na shkëlqen lëkura e flokët, më pas në fytyrë na shfaqet një puçërr, pikërisht aty ku ka dalë dhe muajin tjetër, na dhemb barku e shpina !

Gjatë ditëve të ciklit, dëshira seksuale arrin kulmin e pas mbarimit të periodave gjithçka fillon të përsëritet si një cikël 21 ose 28-të ditësh. Veç të tjerave duhet të dini që në këtë periudhë të muajit energjia fizike është tepër e lartë, por dhimbjet na bëjnë të mendojmë se nuk kemi fuqinë të ngremë një qese me fruta a perime.

Veprimtaria fizike jo vetëm që do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve dhe ngërçeve menstruale, por pas ushtrimeve do të ndihemi më mirë, kjo falë prodhimit të endorfinës, hormonit të lumturisë !

Gjatë ditëve të para të ciklit është e vërtetë që niveli i estrogjenit dhe progesteronit arrin pikën më të ulët, por pikërisht në këtë fazë është më e lehtë që trupi të përdorë glycogenin si burim energjie dhe femrat të ndihen më të fuqishme fizikisht se ditët e tjera të muajit. Ju do të jeni mjaft produktive, mjafton të ngriheni nga kolltuke duke mos i lënë dhimbjet e përkohshme t’ju venë për poshtë duke besuar se këto janë ditët më të këqija