15:20 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

A e bojkotoi LDK ceremoninë për Demaçin? Flet Veliu!

Është raportuar se asnjë përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk ishte i pranishëm me rastin e ceremonisë përkujtimore kushtuar Adem Demaçit.

Mirëpo, nënkryetari i kësaj partie ka demantuar raportimet, duke thënë se, LDK nuk ka kurrfarë qëndrimi zyrtar që ta bojkotoi ceremoninë përkujtimore.

Agim Veliu ka thënë se partia e tyre nuk njihet si parti e bojkoteve.

“Nuk ka kurrfarë qëndrimi zyrtar që ta bojkotoi. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk njihet si parti që bojkoton në përgjithësi”, është shprehur shkurtimisht Veliu i LDK-së për gazetën Bota Sot.

Ndërsa, i pyetur se cili nga zyrtarët e LDK-së po merr pjesë, nënkryetari i LDK-së tha se partia e tyre nuk është bojkotuese.

“Unë veç po e them se LDK nuk është bojkotuese, nuk njihet që bojkoton, kështu që nuk kam diçka më tepër për të thënë. Raportimet në media janë të pavërteta”, përfundoi nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.