10:36 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

A e dini pse i bartim bebet në krahun e majtë?

Hulumtimet kanë treguar që prindërit i bartin bebet nga ana e majtë, sepse kjo mënyrë e bartjes nxit komunikim emocional.

Shumica e prindërve i përkund apo i mban fëmijët e tyre nga ana e majtë, sepse kjo nxit komunikim emocional me prindërit, konstatojnë ekspertët francezë.

Bebet e veta nënat kryesisht i mbajnë nga ana e majtë jo për shkak se shumica e njerëzve janë djathtakë dhe dëshirojnë që dora e djathtë t’u mbetet e lirë – siç është interpretuar kohë më parë kjo dukuri, por për shkak se komunikimi i të sapolindurit dhe nënës kryesisht zhvillohet me ndihmën e zërit, prandaj pikërisht veshi i majtë është përgjegjës për “kapjen” e sinjaleve sensibile vokale, sepse bebja ende nuk e kupton domethënien e fjalëve, thonë psikologët.

Prindërit i mbajnë bebet në anën e majtë, e cila është e lidhur me hemisferën e djathtë të trurit që është përgjegjëse për ekspresionin e fytyrës, gjithashtu, për shkak të komunikimit më të mirë, theksojnë ekspertët.

Bebet e tyre menjëherë pas lindjes nënat instinktivisht i mbështesin në të shumtën e rasteve në anën e majtë, prandaj bebet mund të dëgjojnë rrahjet e zemrës së nënës së tyre, transmetojnë mediet franceze.

Hulumtimet gjithashtu kanë treguar që nënat, të cilat janë në gjendje depresioni ose janë viktima të cilësdo formë të dhunës familjare, bebet i bartin nga ana e djathtë, sepse nuk janë të vullnetshme për të komunikuar me bebet.

 

Temat: