20:54 / E Enjte, 13 Shtator 2018

A e kanë gabim Amerika me Gjermaninë, apo unë s’jam kërkah?!

Shkruan: Fadil Maloku:

  1. Si mund te lidhet një marrëveshje (aq më pak historike, si po e thonë trojka)me Serbinē, e me inderferencë amerikane, e dyshime gjermane!? Kur dihet botërisht,se Serbia të gjitha marreveshjeve të deritanishme (Vjenës &Brukselit) u ka bishtëruar?!
  2. Kjo i bie që, “korigjimi” si ide e dizajnuar dhe e konstruktuar artificialisht, e që po tentohet të “mirëmbahet” fuqishëm pērmes “ofensivave” mediatike të spinit, do të dështoj qëllimisht! Në mënyrë që “fitili” apo vegëza e pretekstit për “riintervenim tē supozuar”, në një të ardhme që ne s’dimë, të (mbahet më parë si bombë e kurdisur)“aktivizohet” sa herë që i nevojitet…Amerikes (më shumë) dhe Gjermanisë (më pak)!?
  3. Populli ynë e ka një thënie të njohur për këtë situatë; “Me të lidhë DIKUSH (Amerika e Gjermania), ZGJIDHESH, e me u lidhë vetë (Thaçi&Vuçiq), ska kush tē zgjidhë”.