10:43 / E Enjte, 24 Maj 2018 / k.v

A lejohet konsumimi mollëve për diabetikët?

Mollët janë të pasura me sheqerna dhe karbohidratet prandaj vazhdimisht diskutohet se sa janë të përshtatshme për diabetikët ngaqë mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, megjithëse ato përmbajnë sheqerna dhe karbohidrate, ngrënia e mollëve dhe frutave të tjera nuk paraqet problem për një person me diabet të tipit 1 ose diabet të tipit 2, transmeton Indeksonline.

Mollët përmbajnë një lloj tjetër të sheqerit dhe ato gjithashtu përmbajnë fibra dhe lëndë ushqyese.

Njerëzit me diabet duhet të kontrollojnë marrjen e karbohidrateve për të siguruar që nivelet e sheqerit në gjak të jenë të qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Prandaj, duhet monitoruar çdo ushqim që përmban karbohidrate dhe sheqerna./Indeksonline/