13:25 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

“A moj motër që na thave shpirtin, djali vetëm ju kërkon o ma, o ba…”

Silvi Ndoci dhe Boran Bërçama ishin çifti që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së dielës. Atentatori qëlloi me breshëri ndaj makinës së tyre, ndërsa i vetmi i mbijetuar është djali i vogël i çiftit, i cili po flinte në sediljen e pasme.

Dhimbja, lotët dhe kuja kanë mbërthyer familjen Bërçama dhe Ndoci. Motrat e Silvit shprehin dhimbjen e madhe, ndërsa ngushëllohen vetëm me Borisin e vogël, i cili u gjet në prehrin e së ëmës.

Një postim rrëqethës i dalë nga shpirti, ka qenë ai i motrës së 24-vjeçares. Zor se mbahen lotët, ndërsa zemra e tyre është e copëtuar.

“A moj moter qa na thave shpirtin mu mamit, vllait, motres, smuna me fjet pa te than naten ty e boranit a moj moter me le nipin vetem moj moter Po ti o boran pse ja dhat besen njani tjetrit me ik ne kete menyr e me lan borisin vetem qe ju kerkon o mami o babi kuku per mu o zot o zot nese ka zot ta lej ty ne dor per hakmarrjen e te dyve o dritat e syve te mi se tash shof vec verbim ne syt e mi me keni lan nje se na freskon shpirtin e na kujton juve kuku per nepushofi ne pace engjullit e mi flini te qet se do kujdesena ne per borisinderi ne frymen e fundit do ju premtoj se zdo mungoj as gja per vec dashnija juaj moj moter e boran o zot jeipi bekimin tend te pushoj ne paqe kta dy lule te bukura ”, – shkruan ajo.

Temat: